SHPENDËT GRABITQARË
✤ Shpendë të cilët ushqshen kryesisht me mish dhe e kalojnë një pjesë të madhe të jetës në ajër. Kanë këmbë shumë të zhvilluara, me gishtërinj të fuqishëm të pajisur me kthetra të mprehta, të forta e shumë të përkulura për të kapur gjahun, kanë sqep fë shiypur anash me majë të fortë e të mprehtë për ta copëtuar. Ndahen në Sh. G. të natës dhe të ditës.
Në Shqipëri Sh. G. të natës (Strigiformes) përfaqësohen nga: hutini i madh me veshë (Bubo bubo L), i përhershëm, mjaft i përhapur, që folezon nëpër shkrepa, zgavra drurësh etj.. kukuvajka (Athne noctua, Scop.), gjithashtu e përhershme që e bën folenë në vrima drurësh, në çatitë e shtëpive etj.; gjoni (Otus scofis L.), më i vogli i hutinëve që vjen për të veruar etj. Sh.G. të ditës (Falconiformes) përfaqësohen nga: sokolat, si sokoli kthetrazi (Falcao tinnunculus L.). i përhershëm, mjaft i rëndomtë, që folezon sidomos në të çarat e shkëmbinjve; shqiponjat, si shqipanja e malit (shih Shqiponfa), shqiponja e vogël e rosave (Aquila pomarina, Brehn); shqiponja e dstit. (Haliaetus albicilla. L.) shumë e rrallë që folezon në drurë të lartë të zonave bregdetare, shkaba (Gyps fulvus, Hablizl} e përhershme mjaft e përhapur që ushqehet kryesisht me kufoma etj, Sh. G. ludjnë rol
(I.Ze.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shpendët Grabitqarë