SHPIMI I PUSEVE


SHPIMI I PUSEVE
✤ Punime minerare me formë cilindrike, që hapen në koren e Tokës për njohjen e ndërtimit gjeologjik, si dhe për kërkimin, zbulimin dhe nxjerrjen e naftës, gazit, e mineraleve të tjerë të dobishëm.. Shpimi kryhet me sonda shpimi (shih).

Përfshin shkatërrimin e shkëmbit në ballin e pusit për të kryer parashpënien në drejtim të thellësisë; nxjerrjen e shkëmbit të shkatërruar në sipërfaqe dhe përforcimin e faqeve të trungut të pusit duke ulur kolona gypash metalikë dhe duke i çimentuar ato. Përdoren dy metoda shpimi: me goditje dhe me rrotullim të të gjithë kolonës së gypave të shpimit ose vetëm të agregatit shpues fundor. Shpimi i pusit të parë në Shqipëri, me thellësi 200 m është bërë në 1918 në Drashovicë të Vlores. Sot është rritur në mënyrë të pakrahasueshme vëllimi i shpimeve dhe thellësia e tyre, është përsosur teknologjia dhe teknika duke arritur që të shpohen puse në thellësi deri në 4500 m e më tepër në kërkimet dhe nxjerrjen e naftës dhe 1300 m për kërkimin dhe zbulimin e xeherorëve. Përvoja e fituar në Sh. e P. si dhe studimet e eksperimentimet që kryhen për përmirësimin e vetive të lëngut larës të shpimit, për rritjen e cilësisë së çimentimit të kolonave të gypave në puset e thella me trysni dhe temp. të lartë, për përdorimin me frytshmëri më të lartë të daltave në ballin e pusit etj. kanë bërë që të rritet në mënyrë të vazhdueshme shpejtësia e Sh. të P. Sot në ind tonë të naftës përdoren sonda shpimi për thellësitë nga 1000 deri në 6000 m, për kërkimin dhe zbulimin e xeherorëve përdoren sonda shpimi për thellësitë nga 100-1500 m. Një pjesë e këtyre sondave prodhohen në vend. Për zhvillimin e punimeve të Sh. të P. kanë dhënë ndrhmesë Sotir Skorovoti, Pirro Bozdo, Petro Olldashi, Sheme Mara, Ilia Karaduni, Miti Dhamo etj. Gjatë punës në një pus nafte. Zhvillimi gjithmonë në rritje i punimeve të kërkimit, të zbulimit dhe të nxjerrjes per naftë, gaz dhe xeherorë kushtëzon edhe zhvillimin e mëtejshëm të teknologjisë dhe të teknikës së Sh. të P. në vendin tonë.

(Fa.Sh.—R.Re.—E.Le.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shpimi I Puseve


[cite]