SHPUZA SELIM
✤ (1895-1982). Luftëtar për demokracinë dhe përparimin, një ndër komunistët e parë shqiptarë, hlstorian marksist.
Lindi në Shkodër. Mori pjesë në lëvizjen demokratike 1921-1924 dhe në Revolucionin e Qershorit 1924 (shih). Pas Revolucionit punoi si punëtor në Francë, zhvilloi veprimtari revolucionare në mërgim në kuadrin e Komitetit të Çlirimit Nacional (shih) dhe bashkëpunoi me gazetat revolucionare Liria Kombëtare (shih) dhe «Fëdëration Balkanique». U pranua anëtar i grupit Komunist Shqiptar të Moskës. Në vitet 30 u kthye në Shqipëri ku zhvilloi veprimtari revolucionare në gjirin e lëvizjes komuniste. Me anën e organeve të shtypit demokratik si «Rilindja», «Bota e re» etj., demaskoi rendin çifligar-borgjez dhe shfrytëzimin e shtypjen e egër të popullit. Pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste mori pjesë aktive në Luftën ANÇ dhe u zgjodh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar. Pas Çlirimit të vendit, punoi në një sërë detyrash shtetërore dhe të Partisë. Punoi sidomos në fushën e shkencës historike shqiptare. (V.K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shpuza Selim