SHQEMJA
✤ (Rhus coriaria L.). Shkurre nga familja shqemore (Anacardiaceae) e lartë 2-4 m, me degët e reja me push, me gjethe tekpendore me 7-21 gjethëza, vezake-heshtore, të dhëmbëzuara, pak të trasha, me push, me lule të bardha të vogla të grumbulluara në një melth skajor. Lulëzon në maj-qershor, bën fryt të vogël, të rrumbullakët ngjyrë gështenjë në të kuqe, me push, të athët në të ngrënë me një bërthamë të fortë. Sh. ndes’net në Evropën J, në Azinë e Vogël eij. Në Shqipëri takohet në dushkaje e shkorrete deri në lartësinë 600 m. Mbillet në vende që rrezikohen nga gërryerjet, mbillet edhe si shkurre zbukuruese. Gjethet e Sh. përbajnë lëndë regjëse e ngjymese.

(Mu. D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shqemja


[cite]