SHQERIA
✤ Krahinë në rrethin e Permetit (pjesa L) dhe të Kolonjës (pjesa P). Në V kufizohet me luginën e Lengaricës, në L dhe JL me krahinën e Leskovikut, kurse në J dhe JP me luginën e Vjosës së Sipërme. Pjesa më e madhe e saj është ndërtuar nga fiishi, kurse majat e maleve nga gëlqerore. Ka reliev kodrinor e malor me maja të sheshta, të ndërprerë tërthor nga luginat e përrenjve dhe lumenjve, të cilat në sektorë të veçantë kanë krijuar gryka të ngushta dhe shpesh të pakalueshme si ajo e Lengaricës. Bimësia është e varfër (makje, dushk, lajthi). Në anën VL të malit të Postenanit rriten pisha, bredhi e rrënj a.

Gendrat e banuara janë vendosur në shpatet e kodrave e rrëzë maleve, si Delvina (Izgari), Ogdunani, Lipivani, Trebozishti, Kovaçishti, Gjirokari, Postenani (shih).

(N.M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shqeria


[cite]