SHQIPTARI GJOK


SHQIPTARI GJOK
✤ (shek. XIX). Atdhetar dhe mësues. Lindi në Pogradec. Zhvilloi veprimtari të dendur si mësues i gjuhës shqipe në zonën e Pogradecit dhe si përhapës i teksteve shkollore e i librave shqip në mënyrë të fshehtë. Gjatë kësaj pune u kap nga autoritetet e Patrikanës dhe u masakrua prej agjentëve të saj.

(Sh.O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shqiptari Gjok


[cite]