SHQIPTARËT NË SERBI


SHQIPTARËT NË SERBI
✤ Gjenden në pjesën më 7? të Serbisë, në kufijtë me KSA të Kosovës

dhe RS të Maqedonisë. Territoret e banuara nga shqiptarët në këtë rajon janë vazhdim i drejtpërdrejtë i territoreve të banuara në mënyrë kompakte nga shqiptarët në KSA të Kosovës dhe RS të Maqedonisë. Shqiptarët janë përqendruar kryesisht në komunat e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës dhe arrijnë në afro 100.000 veta. Në komunën e Preshevës shqiptarët përbëjnë 90 për qind të popullsisë së përgjithshme të komunës, në atë të Bujanovcit rreth 50 për qincl dhe në Medvegjë 32 për qind.

Komunat e Preshevës, të Bujanovcit dhe të Medvegjës janë nga rajonet më të prapambetura të Serbisë dhe të gjithë Jugosllavisë. Politika e ndjekur ndaj shqiptarëve para dhe pas Luftës II Botërore, ashtu si edhe në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, ka pasur për qëllim shfarosjen, shpërnguljen dhe shkombëtarizimin e tyre. Sipas të dhënave jo të plota numri i të shpëmgulurve në Turqi nga këto treva gjatë ‘viteve 1950-1969 arrinte në 30.000 veta.

Popullsia shqiptare e komunave të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës është përqendruar kryesisht në fshat dhe merret me bujqësi.

Plagë shumë e rëndë për këtë popullsi është papunësia, që shtohet vazhdimisht. Gjendja e vështirë ekonomike ka detyruar mijra shqiptarë nga ky rajon që, në kërkim të mjeteve të jetesës, të emigrojnë në vise të ndryshme të Jugosllavisë dhe në shtetet e Evropës Perëndimore,

(Z.Sht.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shqiptarët Në Serbi


[cite]