
SHQIPTARI I AMERIKËS
✤ (1922). Gazetë e përjavshme politike, shoqërore e kulturore. Numri i parë doli më 21.X.1922 në Korçë, vijoi deri në nr. 140 më 1924. E drejtonte ‘ Hasan Bitincka. Trajtoi çështjet e jetës së rëndë të popullit e veçanërisht të bujkut, ngriti zërin kundër taksave të shumta dhe kërkoi zhvillimin e ekonomisë, sidomos të industrisë kombëtare.
(P.M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shqiptari I Amerikës
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "SHQIPTARI I AMERIKËS" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/shqiptari-i-amerik%c3%abs