SHQIPTARJA E RE
✤ (1943). Revistë mujore politike, shoqërore, kulturore e letrare, organ i Bashkimit të Grave të Shqipërisë. Numri i parë doli në korrik 1943 me titullin Gruaja shqiptare, nga nëntori 1944 del me emrin e sotëm. Drejtimi i revistës iu ngarkua në fillim nga KQ i PKSH shoqes Nexhmije Xhuglini. Ishte i pari organ përparimtar e luftarak i grave. Propagandoi synimet e Luftës ANÇ, perspektivat që i hapte gruas shqip.tare dhe shërbeu për mobilizimin e saj në luftë.
Trajtoi me frymë të re çështjet e rolit të gruas, të familjes, të arsimit, të pjesëmarrjes në prodhim e në jetën shoqërore etj., si dhe botoi mjaft lëndë letrare.
Si organ i BGSH revista pasqyron jetën ahe punën e grave shqiptare për ndërtimin e soeializmit, arritjet në rrugën e emancipimit të plotë, luftën kundër mbeturinave e koncepteve të prapambetura, punën e organizatës nën udhëheqjen e PPSH. Në rubrikën letrare botohen mjaft krijime nga shoqet me temë nga jeta e puna e grave.
(D.S.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shqiptarja E Re
[cite]