SHQIPTARKA


SHQIPTARKA
✤ (1929). E përmuajshme kulturore e shoqërore, organ i shoqërisë «Gruaja Shqiptare», Numri i parë doli në tetor 1929 (nga numri i dytë u titullua «Shqiptarja»), dhe vijoi deri më 1931. Shprehu interesat e klasave feudo-borgjeze, dha një pasqyrë jo të saktë të jetës dhe të gjendjes së gruas shqiptare. Emancipimin e gruas e shihte sipas modelit të vendeve borgjeze të Perëndimit.

(D.S.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shqiptarka


[cite]