SHQOPA
✤ (Erica arborea L.). Shkurre ose dru i vogël i familjes shqopore (Ericaceae) i lartë deri

5 m. me degë të rej a me qime, me gjethe vezake, 3-5 mm, nga 3-4 në qerthuj, të qëndrueshme, melule të bardha ose të bardha në trëndafili të lehtë, të grumbulluara në një luiesë në formë melthi shumëlulëshe. Lulëzon në mars-maj, bën frytin kapsulë.

Sh. është e përhapur kryesisht gjatë brigjeve të Mesdheut, në Etiopi, Kilimanxharo etj. Në Shqipëri rritet në zonën me klimë tipike mesdhetare, e përzier me shkurre të tjera gjithmonë të blerta, deri në lartësitë 600-700 m mbi sipërfaqen e detit.

Shumëzohet rne farë. Druri i kërçepit të rrënjës ka ngjyrë të kuqe në të errët, është i rëndë dhe digjet me vështirësi. Ai përdoret për përgatitjen e llullave dhe pipave. Është bimë mjaltëse e dorës së dytë, por lulëzon herët në pranverë dhe shërben për të forcuar kosheret e bletëve fill pas dimrit.

(Mu.D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shqopa


[cite]