SHQYPEJA E SHQYPËNIS


SHQYPEJA E SHQYPËNIS
✤ (1909). Gazetë e përdyjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare, në gjuhën shqipe e pjesërisht bullgarisht. Numri i parë doli më 18.5. (1.6.) 1909 në Sofje, vijoi 42 nr. deri më 1911, në këtë vit me titull të ndryshuar Shqiponja e Shqipënis. E drejtonte Josif Bageri (shih). Ishte nga organet kryesore përparimtare e demokratike në prag të Pavarësisë. Trajtoi çështjet e çlirimit të plotë të v”endit, të gjuhës së shkruar shqipe e të shkollës amëtare, demaskoi synimet grabitqare të Fuqive të mëdha imperialiste, të shovinistëve fqinjë dhe reaksionin klerikal.

(P.D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shqypeja E Shqypënis


[cite]