SHTËPIA BOTUESE 8 NËNTORI


SHTËPIA BOTUESE 8 NËNTORI
✤ Ent botues kryesor i librit politik, shoqëror dhe tekniko-shkencor. U krijua në Tiranë si institucion më vete më 1973, pasi u nda nga Shtëpia Botuese «Naim Frashëri» (shih). Ka këto redaksi: e Veprave të klasikëve të marksizëm-leninizmit, e dokumenteve të Partisë dhe e Veprave të shokut Enver Hoxha, e treguesve tematikë për këto vepra redaksja politiko-shoqërore, kulturore-enciklopedike, tekniko-shkencore, e botimeve të ilustruara. Një redaksi e veçantë merret me botimin e dokumenteve të PPSH, të Veprave të shokut Enver Hoxha dhe të literaturës politikc-shoqërore në gjuhë të huaja.

(T.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shtëpia Botuese 8 Nëntori


[cite]