SKKURRET
✤ Bimë drunore të degëzuara që në bazë, tek të eilat nuk dallohet kërcelli kryesor dhe nuk ka ndarje të rregullt të kurorës nga kërcelli. Lartësia e Sh. është e vogël dhe rrallë i kalon 5-6 m. Sipas lartësisë ndahen në të larta (2.5-5 m), p.sh. thanukla (Comus sanguihëa), të mesme (1-2.5 m), p.sh. driza (Paliurus ‘spina Christi Mill.) dhe të ulta (0.5-1 m), p.sh. grathata (Erica carnea L).
Në dendroflorën e Shqipërisë mblidhen në grupin e Sh. edhe dy kategori bimësh: shkurrëzat dhe gati shkurrëzat. Të parat janë bimë drunore me lartësi të vogla, që nuk i kalon 0.5 m, p.sh. lëgithja (Vaccinium uiiginosum L.), xerxelja (Daphne oleoides); grathata etj. Të dytat janë bimë qënga pamja e jashtme ngjasin me bimësinë barishtore, po’r që ndryshojnë prej saj sepse kërcejtë dhe rrënjët i kanë të drunjëzuara dhe rrojnë për shumë vjet, p.sh. boronica (Vacciniutn myrtillus), të gjithë llojet e uritheve (Astragaius L).
Sh., shkurrëzat dhe gati shkurrëzat janë bimë Uië viera ekonomike e kulturore. Ato mbillen për pyllëzimin e vendeve të zhveshura për pengimin e gërryerjes, si edhe në parqe e lulishte për zbukurim. Mjaft Sh. janë bimë’ me vlera mjekësore, si dhe burim ushqimi të gjelbër për kafshët.
(A.Pos.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Skkurret