SHTËPIA E FËMIJËS
✤ Institucion edukativ shtetëror që u siguron kushte jetese, edukimi dhe mësimi fëmijëve të cilët nuk kanë prindër ose që I kanë humbur lidhjet me ta. Pranohen fëmijë të moshës parashkollore e shkollore, të cilët qënirojnë aty deri sa kryejnë arsimin tetëvjeçar. Me fëmijët e moshës parashkollore bëhet një punë e gjithanshme për zhvillimin e të folurit, për t’i pajisur me shprehi dhe aftësi në përshtatje me moshën, si dhe për të mësuar rregullat e vetëshërbimit dhe ato higjieno-sanitare. Për fëmijët e moshës shkollore organizohet bashkëpunimi me shkollën, ndiqet edukimi dhe përparimi i tyre. Sh. e F. organizon kohën e lirë në mënyrë të kulturuar, bashkëpunon me organizatën e pionierit e të rinisë për arritjen e pikësynisieve edukative etj.
Rëndësi e veçantë u kushtohet marrëdhënieve të edukatoreve me fëmijët, që ata të gjejnë një mjedis të ngrohtë familjar.
Sh. e F. janë hgritur në disa qytete të mëdha: Tiranë, Vlorë, Shkodër, Sarandë. Pranë tyre ftmksionon këshilli pedagogjik dhe këshilli i fëmijëve, që krijon komisione ose grupe pune për probleme të ndryshme: përparimin e disiplinën, aktivitetet; kulturore-artistike, higjienike etj.
(Sh.O.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shtëpia E Fëmijës
[cite]