SHTËPIA—MUZE DEGA E LIDHJES SHQIPTARE E SHKODRËS


SHTËPIA—MUZE DEGA E LIDHJES SHQIPTARE E SHKODRËS
✤ U hap më 1978 në Shkodër, në banesën ku ka lindur rilindasi Pashko Vasa. Përmban dokumente e materiale për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, në veçanti rreth veprimtarisë së degës së saj në Shkodër për mbrojijen e trojeve shqiptare nga copëtimi, si dhe sende të anëtarëve të saj. Vend të veçantë zënë vepra dhe sendet e Pashko Vasës (shih). Fondet kanë vlera studimore.

(Xh.C.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shtëpia—Muze Dega E Lidhjes Shqiptare E Shkodrës


[cite]