SHTËPIA E ZJARRIT
✤ Kthina kryesore e banesës tradieionale, që quhej edhe shtëpia e bukës ose magjeria. Në shtëpitë njëkthinëshe fshatare dhe në variantet e thjeshta të banesës qytetare kishte disa funksione; gatim, ndenjje e fjetje. Në banesat me gjysmëkat vendosej në pjesën fundore përdhese, me vatrën mbi truall. Në banesat trekatëshe të Shqipërisë Veriore zë vend në katin e dytë. Në disa raste ndërtohet më vete, përdhese. Vend të rëndësishëm Sh. e Z. zë në banesën tiranase ahe në banesat e vjetra myzeqare, ku përbën qendrën kompozicionale të ndërtesës, duke u lidhur me kthinat e tjera, të cilat e qarkojnë. Pajisjet e Sh. së Z. kanë qenë të thjeshta. Elementi kryesor ishte vatra. Në të ndoahej edhe hambari i drithit, magjja, sqolli për larje enësh. Në mure kishte kamare, dollapë dhe vendoseshin sergjene për mbajtjen e enëve. Në disa raste kishte furra për pjekje. Në banesat e zhvilluara kjo kthinë e humbi vendin e rëndësishëm dhe përdorej vetëm për gatim (Gjirokastër, Shkodër), ose u kthye në dhomë ndenjjeje (Korçë).
(P.Tho.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shtëpia E Zjarrit
[cite]