SHTËPIA QENDRORE E KRIJIMTARISË POPULLORE


SHTËPIA QENDRORE E KRIJIMTARISË POPULLORE
✤ Institucion kulturor e artistik i ngritur më 1960 në Tiranë për të mbështetur e ndihmuar zhvillimin e lëvizjes kulturore-artistike amatore të masave. Përgatit materiale për edukimin ideopolitik, tekniko-shkencor e estetik të masave dhe ushqen më repertor grupet artistike amatore të qendrave të punës, të kooperativave bujqësore, të shkollave e reparteve ushtarake dhe të shtëpive e vatrave të kulturës, zhvillon veprimtari metodike me punonjësit e drejtuesit e lëvizjes amatore dhe ndihmon talentet e reja me seminare e kurse. Boton broshura metodike, veprat muzikore dhe pesë buletine periodike dymujore: «Teatri», «Estrada», «Kënga jonë», «Kultura masive», «Skena e fëmijëve».

(J.T.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shtëpia Qendrore E Krijimtarisë Popullore


[cite]