SHTËPIA BOTUESE E LIBRIT SHKOLLOU
✤ Institucion që harton e boton tekstet shkollore dhe mjetet mësimore për arsimin parashkollor, 8-vjeçar, të mesëm e të ulët tekniko-profesional. Harton e boton edhe tekste ndihmëse për nxënësit e mësuesit. U krijua më 1967. Gjer në këtë kohë me këtë veprimtari merreshin dega e teksteve në Ministrinë e arsimit e të kulturës, Drejtoria e botimeve shkollore dhe Instituti i Studimeve dhe Botimeve Shkollore.
Sh. B. e L. Sh. përbëhet nga disa redaksi e sektorë, që organizojnë dhe drejtojnë punën e autorëve specialistë të fushave të ndryshme të shkencës, të prodhimit, metodistë dhe mësues. Ajo organizon gjithashtu vrojtime sistematike në shkolla për tekstet, tërheq mendimin e mësuesve, nxënësve e prindërve dhe merr masa për përmirësimin e mëtejshëm të tyre.
(Fe.Ko.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shtëpia Botuese E Librit Shkollou
[cite]