SHTËPIA BOTUESE NAIM FRASHËRI
✤ Enti botues kryesor i letërsisë artistike. Pas Çlirimit për botimin e veprave të të gjitha llojeve u krijua «Mesagjeria e pvrgjithshme e shtypits, e cila gjithashtu administronte shtypshkronjat dhe kryente shpërndarjen e librit. Më 1947 u ngrit Ndërmarrja Shtetërore e Botimeve dhe e Shpërndarjes; më 1951 prej saj u veçua Sh. B. «Naim Frashëri», së cilës iu ngarkua përgatitja për shtyp e botimeve të të .gjitba .Ilojeve:
shkencore, teknike etj. Prej saj më 1973 u shkëput si ndërmarrje më vete Shtëpia Botuese «8 Nëntori» (shih).
Sh. B. «Naim Frashëri» ka disa redaksi: e romanit, e poezisë, e dramës dhe e kritikës letrare, e tregimit dhe e novelës, e letërsisë për fëmijë, e veprave në seri të shkrimtarëve shqiptarë të realizmit socialist, redaksia e letërsisë së huaj dhe redaksia e ilustrimeve. Ajo boton vepra të shkrimtarëve shqiptarë të sotëm dhe të së kaluarës, libra me shkrime kritike dhe nga fusha e estetikës, vepra të shkrimtarëve përparimtarë të huaj etj. Që nga v. 1979 nisi botimin në disa vëllime për veprat e shkrimtarëve më të shquar të realizmit socialist si dhe të shkrimtarëve përparimtarë të së kaluarës. Krahas autorëve vendas botohen vepra të zgjedhura dhe nga shkrimtarët klasikë evropianë. Sh. B. «Naim Frashëri» nxjerr disa botime në seri: «Seria e romanit të zgjedhur», «Seria e tregimit të zgjedhur», «Seria e poezisë shqipe» etj. Në vitet 1973-1983 çdo vit mesatarisht janë botuar prej saj 185 tituj veprasb.
(D.D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shtëpia Botuese Naim Frashëri