SHTËPIA E LINDJES


SHTËPIA E LINDJES
✤ Institucion shëndetësor ku kryhet shërbimi mjekësor e profilaktik i speciaiizuar për gruan gjatë periudhës së shtatzënisë, lindjes dhe menjëherë mbas lindjes si dhe gjatë sëmundjevegjmekologjike; sigurohet gjithashtu eahe kujdesi e profilaksia për fëmijën e porsaiindur. Deri më 1938 pranë spitalit të përgjithshëm në Tiranë kishte një repart me 15 shtretër për obstetrikë-gjinekologjinë. Në të gjithë Shqipërinë shërbenih vetëm 3 mjekë obstetër-gjinekologë. Pas Çlirimit u organizua shërbimi mjekësor e profilaktik për nënën e fëmijën, duke ndërtuar një rrjet të gjerë Sh. të L. dhe u përgatit kuadri specialist i lartë dhe i mesëm (shih Obstetrikë-gjinekologjia}. Deri në vitin 1982 në të gjithë vendin funksiononin 730 Sh. L. Sh. e L. në qendrat e rretheve përfshijnë spitalin obstetrik-gjinekologjik dhe këshillimoren e gruas. Spitali obstetrik-gjinekologjik ka 5 reparte të veçanta: i shtatzënisë fiziologjike, i shtatzënisë patologjike, i parandalimit të rrezikut të dështimit, i fëmijëve të porsalindur dhe i gjinekologjisë. Sot është siguruar shërbimi i urgjencës obstetrikale në mënyrë të tillë që nënës dhe fëmijës t’u jepet sa më parë ndihma e specializuar edhe në fshatin më të largët.

(K.Gl.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shtëpia E Lindjes


[cite]