SHTËPIA E PROPAGANDËS BUJQËSORE
✤ Institucion në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, i themeluar më 1970 në Tiranë. Përhap të rejat shkencore, përvojën e përparuar dhe arritjet në bujqësi nëpërmjet botimit të librave, broshurave, pllakateve, filmit tekniko-shkencor dhe formave të tjera të propagandës së prodhimit. Boton Buletirdn e shkencave bujqësore dhe Buletinin e shkencave zooteknike e veterinare (shih). Përgatit e boton revistën Bujqësia Socidliste (shih). Organizon ekspozita bujqësore në shkallë kombëtare, konkurse, festa të prodhimit etj. (Fa.L.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shtëpia E Propagandës Bujqësore
[cite]