SHTËPITË E PUSHIMIT TË PUNONJËSVE
✤ Insti-tucione social-kulturore në të cilat punonjësit më të dalluar në punë dhe në veprimtari shoqërore
kalojnë në mënyrë të organizuar e të kulturuar pushimet e tyre vjetore. Drejtohen dhe administrohen nga Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë. Në shtëpitë e pushimit punonjësit paguajnë vetëm 40 për qind të shpenzimeve që bëhen për ta, ndërsa diferenca përballohet nga shteti. E para shtëpi pushimi u hap në Plazhin e Durrësit në vitin 1946. Sot funksionojnë 13 shtëpi pushimi, ku pushojnë me dhjetëra mijë punonjës në vit.
(St.S.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shtëpitë E Pushimit Të Punonjësve
[cite]