SHTËRMENI


SHTËRMENI
✤ Fshat në rrethin e Elbasanit, në JP të qendrës, në anën e djathtë të 1. Devoll. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Malaseji, Muçani, Shilbatra dhe Cikalleshi, popullsia gjithsej 4400 banorë. Dëshmohet si vendbanim që në shek. XVI. Në P të fshatit është fusha e Pazhokut, ku janë zbuluar tuma të mijëvjeçarit II p.e.r. Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ u formua në shtator 1943. Më 14.5.1943 u ngrit Batalioni i Dumrese. U çlirua në nëntor 1944. Koop. bujqësore u formua më 1954. Në nëntor 1956 u ngrit koop. e bashkuar me të njëjtin emër. Në maj 1961 dhe në nëntor 1967 Sh. e ka vizituar sh. Enver Hoxha. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi I grurit, misrit, duhanit, panxharsheqerit dhe rritja e lopëve dhe derrave. Sh. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shtërmeni


[cite]