SHTATORJA


SHTATORJA
✤ Vepër skulpture që paraqet në vë~im dhe me shtat të plotë një njeri vetëm ose zë grup, Sh. më të hershme në truallin shqiptar ;anë punuar në Dyrrah e Apoloni për të nderuar perënditë ose njerëzit e shquar të qytetit. Një kokë balte të pjekur e shek. VI p.e.r. me madhësi natyrore nga Dyrrahu është e një Sh. kulti >ore). DyrrahasivKleosteni po në atë kohë ngriti zë Olympia të Greqisë Sh. e vet mbi karrocë, për rder të fitores në garat olimpike. Aty gjendej edhe Sh. e Meneptolemit nga Apolonia për nder zë fitores në garat e vrapimit për fëmijët. Gjatë siek. IV-I p.e.r. në Apoloni, Dyrrah, Bylis, Amanda. -Foinike etj, punoheshin Sh. të shumta perëniish, nëpunësish e atletësh. Modelet për trajtimin e rerëndive merreshin nga arti helen, por zgjidhe£hin sipas shijeve vendase, siç është parapëlqimi i Athinasë së paarmatosur (Apoloni), i Zeusit —jfelëshues (Bylis). Modelet e atletëve merreshin rga jeta dhe jepnin bukurinë e trupit. Në shekujt e parë të erës së re zunë vend të veçantë Sh e rerandorëve dhe nëpunësve të administratës romake: Augusti (Butrot), Hadriani, Karkalla (Apo: mi) etj. U punuan me shumicë Sh. të personave privatë. Vendin e figurës së gatshme për veprim në këto shtate e zuri qetësia, mbyllja në vetvete, theksimi i tipareve të moshës, mendimi i ballit e i syve etj. Qendra kryesore të punimit të Sh. ishin Dyrrahu, Apolonia, Butroti. Në shek. IV-VI e.r. pati një rënie të punimit të Sh. dhe ato pothuaj nuk u bënë më gjatë mesjetës së hershme. Punimi i Sh. filloi sërish në periudhën e Pavarësisë në vitet 30 me Sh. realiste e shprehje të frymëzuar të figurave të luftëtarëve për liri dhe të patriotëve të shquar, si në veprën e Odhise Paskalit («Luftëtari kombëtar» 1932, «Themistokli Gërmenji» 1932 etj.).

Krijimi i Sh. mori hov pas Çlirimit me vepra të destinuara për skulpturë kavaleti. Heroi në veprat e realizmit socialist është njeriu i popullit, punëtori, fshatari, gruaja e lirë, partizani, komunisti, patrioti i përgjithësuar, udhëheqësi dhe njeriu i shquar i kombit e botëror, që e shohim të realizuar në Sh. dhe grupet skulpturore «Partizani çlirimtar» (1964, Odhise Paskali), «Pas betejës» (1976, Shaban Hadëri), «Metalurgu» (1976, Kristaq Rama, Hektor Dule), «Udhëve të luftës» (1976, Hektor Dulë), etj., si dhe një radhë Sh. e grupesh skulpturore, që përbëjnë monumente të ndryshme skulpturore. Statuari i realizmit socialist dallon për kompozicionin dinamik në stil realist, modelimin ekspresiv, për shprehjen patetike revolucionare të figurave, për monumentalitetin e tyre dhe për karakterin kombëtar. (N.C.—A.Ku.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shtatorja


[cite]