SHTETËSIA


SHTETËSIA
✤ Lidhje juridike e politike midis një individi dhe një shteti, si pasojë e së cilës mbi individin shtrijnë efektin c tyre ligjet e shtetit, nga të cilat lindin për të të drejta dhe detyrime të caktuara. Shtetësia në RPSSH rregullohet me dispozitat e dekretit dt. 7.6.1954 «Mbi shtetësinë shqiptare®. Sipas tij shtetësia shqiptare fitohet me anë të lindjes nga prindër me shtetësi shqiptare, por edhe me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor në bazë të kërkesës së personit të interesuar. Me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor vendoset lënia ose heqja e shtetësisë shqiptare.

(K.Kr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shtetësia


[cite]