SHTETI I SKËNDERBEUT
✤ Formacion shtetëror i përqendruar nën udhëheqjen e Heroit Kombëtar ‘të Shqipërisë, Gj. K. Skënderbeut. U krijua në zjarrin e luftës çlirimtare të popullit shqiptar kundër pushtimit osman në shek. XV si një domosdoshmëri historike për kapërcimin e copëzimit feudal ahe bashkimin politik, ekonomik dhe ushtarak të vendit nën një pushtet të vetëm.
Si bërthamë për krijmin e shtetit të Skënderbeut shërbeu principata e Kastriotëve. Rreth saj u bashkuan principatat etjera feudale shqiptare. Nga pikëpamja territoriale shteti i Skënderbeut nuk përfshinte të gjitha vendet ku flitej gjuha shqipe. Kufijtë e tij shtriheshin nga lumi Drin në veri deri në Iumenjtë Devoll e Seman në jug, nga deti Adriatik në perëndim deri në Kosovë (Prizren), duke përfshirë Dibrën e Sipërme dhe të Poshtme në lindje. Jashtë kufijve të tij mbetën Vlora, Gjirokastra dhe Berati të pushtuara nga turqit, qytetet e bregdetit si Durrësi, Lezha, Shkodra, Drishti, Ulqini e Tivari, ,të pushtuara nga Venediku dhe principata e Dukagjinëve në veri.
Shteti i Skënderbeut kishte organet e larta të pushtetit (kryetari i shtetit, kuvendi i princave shqiptarë dhe këshilli i lartë), organet e larta të administratës shtetërore (komanda e ushtrisë, këshilli i luftës, organet e financave e të marrëdhënieve me jashtë) si dhe organet lokale të administratës shtetërore.
Flamuri i shtetit të Skënderbeut ishte ai i principatës së Kastriotëve me fushë të kuqe dhe shqipen e zezë me dy krerë. Shteti i Skënderbeut u bë faktor i fuqishëm i bashkimit politik të popullit shqiptar kundër pushtuesve osmanë.
(A.Lu.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shteti I Skënderbeut