SHYRI MYSLIM
✤ (1916-1944). Militant komunist, veprimtar i shqyar i Luftës ANÇ, Hero i Popullit. Lindi në Tiranë në një familje të varfër. Përqafoi idetë komuniste dhe zhvilloi veprimtari revolucionare antizogiste e antifashiste. Deri më 1941 punoi si punëtor krahu në shoqëritë italiane dhe u dallua si agjitator kornunist në radhët
e punëtorëve. Anëtar i PKSH që me themelimin e saj. Nga pjesëtarët më aktivë të njësiteve guerile të kryeqytetit, kreu shumë atentate dhe aksione të guximshme kundër pushtuesve e tradhtarëve. Partizan në Pezë, komisar politik në çetën e Dumresë dhe me formimin e Brigadës I S (1943) komisar batalioni, mori pjesë në shumë luftime dhe u shqua për trimëri e besnikëri. Ra heroikisht në luftën kundër mercenarëve në Fushë-Aliaj të Dibrës, më 8.7.1944.
(F.La.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shyri Myslim
[cite]