SHUTERIQI DHIMITËR


SHUTERIQI DHIMITËR
✤ S. Prozator, poet dhe studiues i letërsisë. Lindi në Elbasan më 1915. Mori pjesë në Luftën ANÇ dhe pas Çlirimit në jetën kulturore dhe letrare të vendit. Në vitet 1950-1974 ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve; deputet në disa legjislatura. Rrugën letrare e nisi në mes të viteve 30 me vjersha dhe tregime. Botoi përmbledhjet poetike «Këngët e rinisë së parë» (1935) dhe «Këngë» (1936). Në vitet e qëndresës antifashiste shkroi një sërë krijimesh poetike, ku i këndohet heroizmit partizan («0 Ptoleme», poemë 1944, etj.).

Hov të ndjeshëm krijimtaria e Dh. Sh. mori sidomos pas Çlirimit, kur shkroi veprat e tij më të rëndësishme. Botoi romanin ÇlirimtaTët (pjesa I, 1952. pjesa II, 1955) kushtuar pasqyrimit të luftës së masave popullore me komunistët në krye kundër pushtuesve fashistë. Fusha kryesore e veprimtarisë së tij është tregimi, ku shquhet si një nga lëvruesit e tij. Është autor i një sërë përmbledhjesh: «Pesë tregime» (1953), «Fyelli i Marsiasit» (1965), «Kënra dhe pushka» (1972), «Një mal me këngë» 315), «Maratonomaku ynë» (1977), «60 tregime ië një» (1981), «Kur rendte hëna nëpër re» 332) etj. Për nga tematika tregimet e Dh. Sh. jjBDë të larmishme. Vëmendjen e autorit e snë tërhequr ngjarjet e rëndësishme të së fctiaarës, figura të shquara të historisë së kul-Erës kombëtare, jeta e vështirë e popullit në -egjimet antipopullore. Në tregimet «Shkallët e rrrras, «Tetë letrat e Valtit» etj. Dh. Sh. tregoi —nntikën e jetës socialiste. Ka botuar gjithasrm vëllimet me vjersha e poema «Këngë» (1961), •Poemë e pambaruar» (1972) etj.

Si studiues ka punuar sidomos në fushën e hsmriografisë letrare, si një ndër autorët kryeaxë të teksteve e të veprave përgjithësuese për ksrorinë e letërsisë shqiptare, i monografive të

veçanta («Naim Frashëri» 1983) etj., si dhe i punimeve për historinë e kulturës shqiptare, për folklorin e filologjinë («Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850», 1976) etj. Një pjesë e studimeve të tij është mbledhur në disa vëllime të veçanta si «Nëpër shekujt letrarë* (1972) etj. Dh.’ Sh. është marrë vazhdimisht edhe me publicistikë. (R.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shuteriqi Dhimitër


[cite]