SIIKOLLA E LIRË USHTARAKE


SIIKOLLA E LIRË USHTARAKE
✤ Institucion bazë i sistemit të edukimit e të përgatitjes së të gjitha strukturave të Forcave të Armatosura të RPS të Shqipërisë, sipas Artit ushtarak të luftës popullore. Ideja e SH.L.U. u hodh nga V. I. Lenini në vitin 1905. Kjo ide leniniste u zbërthye dhe u zbatua për herë të parë në praktikë në RPSSH. Shoku Enver Hoxha në vitin 1970 ndriçoi rolin dhe rëndësinë e ngritjes dhe të funksionimit të SH.L.U. Në vitin 1972, nën udhëheqjen e Partisë, filluan të ngrihen SH.L.U. Armiqtë e Partisë e të popullit M. Shehu, B.Balluku, P. Dume, H. Çako etj., duke qenë kundër vijës së përgjithshme të Partisë, u munduan të sabotonin në veçanti vijën ushtarake të Partisë për armatosjen e popullit dhe për përgatitjen e tij në SH.L.U. sepse kjo u hiqte mundësinë për ta përdorur ushtrinë për qëllimet e tyre komplotiste.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Siikolla E Lirë Ushtarake


[cite]