(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Një lloj shkrimi kishtar, që bën pjesë në shkrimet agjiografike, por dallohet për faktin se përmban jetë shenjtorësh dhe oshënarësh të përmbledhura shkurt. Një prej sinaksarëve që ruhen në AQSH, megjithëse pronë e Kishës ortodokse-lindore, përmban ilustrime kishtare e laike që janë tipike të Kishës romane:figura me veshje karakteristike të klerikëve romanë, ushtarë me uniforma të stilit perëndimor. Këto ilustrime mund të jenë kopjuar prej ndonjë arketipi me burim Venecian apo Raguzën.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë
[cite]