SINANAJ
✤ Fshat në rrethin e Tepelenës (VP), rrëzë malit të Gribës. Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshi’n edhe fshatrat: Dorëz, Matohasanaj, Dhëmblan e Lap-Martalloz; popullsia gjithsej 2803 banorë. S. është vendbanim i vjetër, përmendet që në shek. VI-V p.e.r. Pranë tij, në fshatin Matohasanaj, ndodhet një kala ilire. Këshilli NÇ u ngrit më shtator 1942, rol të veçantë ka luajtur Heroi i Popullit Abaz Shehu. që punonte në komunën e S. U çlirua më 1943. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Bën pjesë në koop. e bashkuar me të njëjtin emër. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave dhe rritja e bagëtive. S. ka shkollë të mesme zooteknike, vatër kulture, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sinanaj


[cite]