SIMFONIA
✤ Kompozim muzikor për orkestër simfonike që mishëron në shkallë më të lartë aftësinë e muzikës për të pasqyruar dukuri komplekse të realitetit, forma më e madhe dhe më e përpunuar e muzikës instrumentale. S. e sotme shkruhet zakonisht në trajtën ciklike të sonatës në katër kohë, por ka dhe raste në dy e tri kohë.
S. e para të muzikës shqiptare janë shkruar pas Çlirimit. Pasqyrojnë jetën e popullit me tablo të gjera epike, heroike, lirike e festive. Në to (S. e Çesk Zadesë, Kujtim Larës, Lirnos Dizdarit etj.) zbulohen mendime e ndjenja komplekse që lidhen me aktualitetin e jetës shqiptare si edhe me historinë. Strukturat e tyre janë të përafërta me S. klasike, por gjuha dhe mjetet e tjera shprehëse mbështeten në muzikën popullore shqiptare dhe kanë karakter kombëtar.
(F. Hv.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Simfonia
[cite]