SISTEMI ARSIMOR


SISTEMI ARSIMOR
✤ Tërësia e institucioneve shtetërore arsimore-edukative për arsimin dhe edukimin komunist të masave punonjëse e në veçanti të brezit të ri. Themelet e tij u hodhën që gjatë Luftës ANÇ sipas orientimeve të PKSh (sot PPSh) për të zhdukur analfabetizmin e prapambetjen shekullore dhe për ta bërë arsimin popullor. Në qarkoret e dikasterit të arsimit të lëshuara pas Kongresit të Përmetit (maj 1944) jepej direktlva që të çeleshin shkollat fillore në të gjitha zonat e lira dhe fëmijët duhet të hynin në shkollë nga mosha 7 vjeç. Pas Çlirimit krijimi i sistemit të ri arsimor u lidh me masivizimin e shkollave dhe shndërrimin revolucionar të përmbajtjes së mësimit dhe të edukimit. Këtij qëllimi i shërbeu Reforma Arsimore (1948, shih), në bazën e të cilës u vendos arsimi i detyruar fillor (kl. I-V).

Me shndërrimet e mëdha në lëmin ekonomik-shoqëror, u vendos më 1951 kalimi në arsimin e detyruar 7-vjeçar dlie pastaj 8-vjeçar (1963). Gjatë periudhës deri në Kongresin V të PPSh (1966) u zhduk analfabetizmi gjer në moshën 40 vjeç, arsimi 8-vjeçar përfshiu 100 për qind të fëmijëve, u zgjerua shumë arsimi i mesëm, u krijua arsimi i lartë. U krijuan kushtet për stabilizimin e plotë të shkollës sonë si shkollë socialiste, si dhe për revolucionarizimin e mëtejshëm të të gjithë sistemit arsimor. Në bazë të orientimeve të Plenumit VIII të KQ të PPSH të qershorit 1969 dhe të diskutimit të gjërë popullor u miratua ligji «Mbi sistemin e ri arsimor» (nëntor 1969). Neni 1 i tij sanksionon: «Sistemi arsimor bazohet mbi parimet demokratike soeiaiiste, përshkohet tërësisht nga boshti ideologjik marksist-leninist dhe zhvillohet mbi bazën e liahjes organike të mësimit me punën prodhuese dhe me edukimin fizik dhe ushtarak» Parimet e S. A. në RPSSH janë: organizimi dhe drejtimi i planifikuar shtetëror i shkollave në përputhje me detyrat e zhvillimit ekonomik-shoqeror socialist të vendit; njësia dhe vijueshmëria e tyre; tipat e shkollave janë të njëjta dhe të barabarta nga pikëpamja e strukturës dhe e përmbajtjes dhe u japin mundësi reale gjithë qytetarëve të kalojnë nga një hallkë më e ulët për arsimin e detyruar, për kualifiisimin në punë etj., arsimi jepet pa pagesë për të_ gjithë shtetasit; arsimi është i detyruar për fëmijët në masën e shkollës 8-vjeçare dhe krijohen kushtet e përshtatshme për marrjen e arsimit të mesëm dhe të lartë pa shkëputje nga puna nga qytetarët e rritur e, në radhë të parë nga punëtorët dhe kooperativistët; u sigurohet e drejta e barabartë burrit dhe gruas për marrjen e arsimit në të gjitha hallkat; u sigurohet e drejta pakicave kombëtare për të marrë arsim në gjuhën amtare në shkollën 8-vjeçare.

Në strukturën e S. A. të RPSSH përfshihen: Arsimi parashkollor me dy tipa institucionesh: çerdhet e fëmijëve (1-3 vjeç) dhe kopshtet e fëmijëve (3-6,7 vjeç), Shkolla 8-vjeçare e arsimit të përgjithshëm dhe të detyruar (Kl. I-VIII), Shkollat e mesme të përgjithshme dhe profesionale (kl IX-XII), Shkollat e ulëta teknike-profesionale mbi bazën e shkollës 8-vjeçare me afat një ose dyvjeçar, Shkollat e larta mbi bazën e arsimit të mesëm me afat 4 ose 5-vjeçar studimesh.

Kurset pasuniversitare si dhe shkalla e parë e kualifikimit shkencor mund të ndiqen pas mbarimit të shkollës së lartë.

(B. De.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sistemi Arsimor


[cite]