Sistemi i eshtrave
Çdo ndërtesë ka një armaturë mbajtëse, që është e përbërë nga shtylla e nga trarë betoni. Edhe trupi i njeriut ka një armaturë mbajtëse, ky është skeleti, sistemi i eshtrave që e përbëjnë atë. Sistemi i eshtrave i trupit tonë përbëhet nga 206 eshtra si dhe nga indi lidhor që i mban ato të bashkuara.
Ndërmjet armaturës së një ndërtese dhe eshtrave të trupit tonë ka një ndryshim thelbësor. Armatura e ndërtesës është e palëvizshme, kurse eshtrat e trupit janë të lidhura ndërmjet tyre në mënyrë të tillë që të mund të kryejnë lëvizje të ndryshme e të larmishme.
[cite]