Sistemi i gjendrave endokrine
Puna e gjithë sistemeve të organizmit drejtohet e kontrollohet nga sistemi nervor, por edhe nga një sistem tjetër, që quhet sistemi i gjëndrave endokrine. Ky sistem. përbëhet nga gjëndrat e ndryshme të trupit tonë, si p.sh. nga epifiza, timusi, gjëndrat mbiveshkore etj.
Gjëndrat që përbëjnë sistemin endokrin, prodhojnë disa lëndë të posaçme që quhen hormone. Këto lëndë, hormonet, qarkullojnë në organizmin tonë së bashku me gjakun dhe kanë për detyrë të rregullojnë aktivitetin e organeve të ndryshme në mënyrë që çdo kërkesë e tyre, në çdo çast të plotësohet.
[cite]