SISTEMI I PAGAVE
✤ Përbëhet nga tre elemente të lidhura dhe të kushtëzuara ndërmjet tyre: sistemi i tarifave (shih), format e pagës (shih) dhe normimi i punës (shih). Ato ndërtohen në mënyrë të tillë që të sigurojnë zbatimin në jetë të parimit socialist të shpërndarjes sipas punës (shih).
S. i P. në RPS të Shqipërisë është ndërtuar për herë t.ë parë në vitet e para të pushtetit popullor, duke u përsosur vazhaimisht. Sot ai mban parasysh shkallën e vështirësisë dhe të ndërlikimit të punës, rolin dhe rëndësinë e degës, shkallën e kualifikimit dhe të arsimit të punonjësit, vendosjen e përpjesëtimeve të drejta në pagat e punonjësve me qëllim që të arrihei ngushtimi i dallimeve ndërmjet pagave të larta e të ulëta, ndërmjet punës fizike e mendore, ndërmjet fshatit e qytetit. S. i P. synon të nxitë rritjen e rendimentit të punës, shtimin e prodhimit, përmirësimin e cilësisë së tij si dhe. ngritjen e mirëqenies së punonjësve. (V. Mi.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Sistemi I Pagave