SISTEMI I TARIFAVE
✤ Përbëhet nga tre elemente: paga orare dhe ditore bazë; rrjeti i tarifave; libri i kategorizimit të proceseve e të vendeve të punës dhe libri me kërkesat e atestimit kulturor e profesional.
Sistemi i tarifave cakton ndryshimin në pagë në përputhje me ndryshimet në kushtet e punës dhe shkallën e kualifikimit të punonjësit. Paga orare bazë është paga më e ulët që caktohet për punën më të thjeshtë të degës pëfkaiëse. Ajo është e diferencuar sipa3 degëve të ndryshme të ekonomisë.
Rrjeti i tarifave përcakton përpjesëtimet e pagës së punës së klasave të ndryshme të punëiorëve në përputhje me kualifikimin e tyre. Numri i klasave ndryshon sipas degëve.
Libri i kategorizimit të proceseve e të vendeve të punës përmban karakteristikat e llojeve kryesore të punës për degë të ndryshme të ekonomisë. Libri me kërkesat e atestimit kulturor e profesional përmban kërkesat kryesore (ideo-politike, arsimore-kulturore dhe tekniko-profesionale) që duhet të plotësojë punonjësi i një klase të caktuar.
(V. Mi.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Sistemi I Tarifave