SISTEMI I TRISKËTIMIT


SISTEMI I TRISKËTIMIT
✤ Formë e rregullimit të furnizimit të popullsisë në bazë të të eilit një pjesë e mallrave të konsumit i shiten asaj në sasi të caktuara, me triska.

Në RP të Shqipërisë S. i T. u vendos në shtator të vitit 1946, në kushtet kur fondet shtetërore të mallrave në vitet e para të Çlirimit ishin të kufizuara. Nëpërmjet S. të T. masat punonjëse plotësonin nevojat kryesore dhe i mbyUej kështu rruga spekulimit me mallra ushqimore të racionuara. Sasitë e mallrave të konsumit ushqimore dhe joushqimore caktoheshin për punonjësit në marrëdhënie pune me shtetin dhe në organizatat ekonomike të masave së bashku me familjet e tyre në mënyrë të diferencuar, me çmime të tregut të garantuar. Nga S. i T. përfitonin edhe zejtarët e pakooperuar që nuk shfrytëzonin punën e tjetrit; përj ashtoheshin elementët kapitalistë e spekulatorë. S. i T. u hoq pjesërisht në vitin 1956 (për mallrat joushqimore) dhe plotësisht në tetor të vitit 1957 me fuqizimin e ekonomisë socialiste.

(H. Vu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sistemi I Triskëtimit


[cite]