SISTEMI I ZGJEDHJEVE
✤ Tërësia e normave juridike që u garantojnë shtetasve të RPSSH realizimin e së drejtës kushtetuese për të zgjedhur e për t’u zgjedhur në organet përfaqësuese dhe në gjykatat popullore. Organet përfaqësuese dhe gjykatat popullore zgjidhen nga populli me votim të përgjithshëm, të barabartë, të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë. Kanë të drejtë të .marrin pjesë dhe të zgjidhen shtetasit shqiptarë që ditën e zgjedhjeve kanë mbushur moshën 18 vjeç. Nuk bëhet dallim midis burrit dhe gruas, nuk njihet asnjë kufizim për shkak kombësie, raee, besimi, arsimi, -kulture, gjendjeje pasurore ose banimi. Përjashtohen vetëm shtetasit, të eilëve u është hequr kjo e drejtë me vendim të gjykatës, si edhe të paaftët mendërisht, të eilësuar si të tillë nga gjykata.
Zgjedhjet në RPSSH kalojnë disa faza: hartimi dhe shpallja e listave të zgjedhësve, formimi i zonave të zgjedhjeve, i qendrave të vohmit dhe i komisioneve të zgjedhjeve, paraqitja e kandidaturave, votimi dhe vërtetimi i përfundimit të zgjedhjeve. Në çdo zonë quhet i zgjedhur ai kandidat që ka fituar shumicën absoIute të votave.
(P. H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Sistemi I Zgjedhjeve
[cite]