SISTEMI KOMBËTAR I INFORMACIONIT DHE I DOKUMENTACIONIT SHKENCOR E TEKNIK


SISTEMI KOMBËTAR I INFORMACIONIT DHE I DOKUMENTACIONIT SHKENCOR E TEKNIK
✤ Përfshin Qendrën e Informacionit dhe të Dokumentacionit Shkencor e Teknik (shih) të Akademisë së Shkencave dhe ka sot tetë bërthama shkencore në varësi të saj, që ushtrojnë veprimtarinë në fushën e shkencave të minierave e gjeologjisë (2), të naftës e gazit (2), të bujqësisa, të energjetikës, të mekanikës e të metalurgjisë. Këto bërthama funksionojnë pranë institucioneve shkencore të fushave përkatëse.

(G. Xh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sistemi Kombëtar I Informacionit Dhe I Dokumentacionit Shkencor E Teknik


[cite]