SISTEMI SOCIALIST I BUJQËSISË
✤ Tërësia e ndërmarrjeve bujqësore shtetërore dhe e koop. bujqësore. Mbështetet në pronën shoqërore mbi mjetet e prodhimit, duke mos lejuar shfrytëzimin e punonjësve, dhe krijon mundësinë për zhvillimin e planifikuar të bujqësisë, sipas planit unik shtetëror. Krijimi i tij përfundoi me kolëktivizimin socialist të bujqësisë (shih). S. S. i B. përbëhet nga sektori shtetëror dhe nga sektori kooperativist i bujqësisë.
Sektori shtetëror përbëhet nga ndërmarrjet bujqësore (NB), stacionet e makinave e të traktorëve (SMT), ndërmarrjet pyjore dhe ndërmarrj.e të tjera, që shërbejnë drejtpërdrejt për prodhimet bujqësore, blegtorale e të pyjeve, për farat, ujitjen, kullimin etj. Sektori kooperativist i bujqësisë përbëhet nga kooperativat bujqësore (shih).
(R. Be.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Sistemi Socialist I Bujqësisë
[cite]