(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Regest, regjistër, libër ku kopjoheshin (prej kadinjve, ose nëpunësisë së administratës vendore) aktet më të rëndësishme të Perandorisë Osmane (fermanë, berate, bujullurdi). Pasi kopjoheshin, këto akte ktheheshin përsëri në oborrin e Sulltanit, ndërsa zbatimi i efekteve të tyre ndiqej sipas përshkrimit në sixhil. Shpesh përdoret edhe forma “sixhilat“. Sixhili më i rëndësishëm që ruhet në Shqipëri është ai i sherijes së Beratit, që përmban mbi 210 vëllime, ku janë regjistruar jo vetëm aktet e qendrës së Perandorisë Osmane, prej vitit 1604 deri në vitin 1913, por edhe kronika e qytetit, ngjarjet më të rëndësishme rajonale, zhvillimet e jashtëzakonshme natyrore.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë