SKËNBERBEU NË LETËRSINË BOTËRORE
✤ Figura e Skënderbeut ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të historianëve, por edhe të shkrimtarëve. Prej autorësh të vendeve dhe të epokave të ndryshme historike janë shkruar një mori veprash letrare në gjini dhe lloje të ndryshme. Krijimet e para kushtuar Skënderbeut janë dy vjersha latinisht prej autorësh italianë, mia të M. Barletit, i cili i vuri në krye të botimit të parë të veprës së tij për heroin.Këto u pasuan në shek. XVI nga një radhë krijimesh poetike, ndër të cilat më të njohura janë sonetat e poetëve të Rilindjes, si francezi P. Ronsar (1576), që ngre lart bëmat e Skënderbeut dhe anglezi E. Spenser (1596), i eili e krahason Skënderbeun me njerëzit e mëdhenj të lashtësisë. Në prozën artistike të kësaj kohe Skënderbeu u shfaq në romanin «Tmerri i turqve» (1548) i italianit Antonio Posenti. Kujtimi i luftërave heroike të Skënderbeut vijoi të gjente jehonë në veprat letrare edhe të shek. XVII. E kësaj kohe është poema «Skënderbeida» (botuar në Romë më 1623) e poeteshës së njohur italiane Margerita Sarroki, që e vizatoi Skënderbeun si hero të vërtetë dhe kalorës fisnik. Cilësitë morale të Skënderbeut si luftëtar i pamposhtur i lartësuan në veprat e tyre edhe: gjermani Jakob Kokert («Këngë mburrëse*, 1643) dhe francezi Zhan Bysier (poema «Skënderbeu», 1658). Figurës së Skënderbeut në këtë epokë iu soilën edhe dramaturgët. Autori i njohur anglez K. Marlou shkroi veprën «Historia e vërtetë e Gjergj Kastriotit». Rrugën e tij e ndoqën edhe dramaturgë të shumtë nga disa vende të Evropës, si Spanja, Italia, Franca, Suedia, Polonia, Greqia etj., të cilët i tërhoqi jeta plot peripeci e ngjarjetë vrullshme e Skënderbeut. U hartuan një varg dramash, tragiedish dhe librete për opera dhe balete. Shkrimtari i madh spanjoll Lopes de Vega shkroi veprën «Princi Skënderbegs, që i takon llojit të «komedive të famshme*, të cilin e iëvruan edhe dramaturgë të tjerë. Po në shek. XVII figura e Skënderbeut u dha temën dy prozatorëve: francezit Yrben Shevro («Skënderbeu», 1644) dhe një autori anonim rus («Tregime për Skënderbeun, princin shqiptar»).
Kur kërcënimi otoman ndaj Evropës filloi të pakësohej, vëmendjen e shkrimtarëve që nga fundi i shek. XVII nisën ta^ tërheqin ngjarjet dhe episodet intime vetjake. Lindi kështu romani me elemente të letërsisë kalorsiake, gjë që u përgjigjej kërkesave ideore të rretheve të larta shoqërore. E tillë është vepra «Skënderbeu i madh» (Amsterdam, 1688) e një autoreje anonime dhe romani i vëllimshëm «Skënderbeu ose aventurat e princit të Shqipërisë» botuar në Paris më 1732. Po në këtë kohë botohen drama të tjera me temë nga Skënderbeu: në Angli «Skënderbeu ose dashuri dhe liri» (1747) e Tomas Uinkopit, «Skënderbeu» i Uiljam Havardit dhe «Heroi i krishterë» i Xhorxh Lilosë, në të cilat shtrohej probiemi i detyrës së individit dhe i udhëheqjes ndaj atdheut. Kësaj kohe i përkasin disa drama hartuar prej autorësh italianë e franeezë, si «Trimëritë e princit Skënderbe, mundësit të Sulltan Muratit» (1730) e Anton Xambonit, «Skënderbeu princ i Shqipërisë» (1770) e Mauricio Gerardinit dhe «Skënderbeu» (1786) e Poi Debyjsonit. Vendi i rëndësishëm që fitoi drama në trajtimin e kësaj teme dha dorë që figura e heroit nga skena e teatrove dramatike të kalojë në repertorin e aktorëve shëtitës anglezë dh.e gjermanë. Kjo bëri që emri i heroit kombëtar shqiptar të fitonte një popullaritet edhe më të madh. Me vrullin e lëvizjeve çlirimtare kombëtare që shpërthyen në Evropë në shek. XIX pati një ringjallje të interesimit për personalitetin e Skënderbeut. U botuan një varg veprash artistike: drama «Çlirimi i Greqisë» (1821) e gjermanit Karl Sondershauzen, në qendër të së cilës është figura e Skënderbeut, drama «Skënderbeu» (1835) prej suedezit F. G. Rudbek, «Skënderbeu, poemë heroike» (1824) e poetit romantik gjerman Fridrih fon Nidda. Rreth gjysmëshekulli më pas poeti revolucionar maqedonas Grigor Perliçev shkroi dramën në vargje «Skënderbeu» (1861), në të cilën Skënderbeun e dha si udhëheqës të madh të shkrirë me popullin. Ndër romanet e pakta kushtuar Skënderbeut duhen përmendur romani i Antonio Xonkadës, pjesëmarrës i lëvizjes garibaldine, vepër e cila shquhet nga fryma e theksuar demokratike që duket në pasqyrimin e heroit tonë si udhëheqës thellësisht popullor, «Kapiteni i jeniçerëve* (1887) i anglezit Xh. LudIlou, «Për jetën» i shkrimtarit polak Tomas Jazh. Në Francë Skënderbeu u bë hero i dramave historike të autorit neoklasieist Gjom K. Perlyse dhe të Rogatien Forresë. Por vepra më e goditur për Skënderbeun në letërsinë botërore është poema me të njëjtin titull e Henri Longfellout (1873). Përkthimi mjeshtëror i Fan S. Nolit e bëri atë për shqiptarët veprën më të njohur prej një autori të huaj për Skënderbeun.
(Ko. B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Skënberbeu Në Letërsinë Botërore