SKËNDERBEU NË ARTET FIGURATIVE


SKËNDERBEU NË ARTET FIGURATIVE
✤ Figura e Skënderbeut dhe bëmat e tij janë pasqyruar prej kohësh në vepra të pikturës, skulpturës e gravurës në vende të ndryshme të botës. Shumica e veprave me vlera artistike dha historike, japin si tipare karakteristike një profil të veçantë me sy të gjallë dhe hundë shqiponjë. Këto vërehen edhe në portretin më të hershëm që njihet, i galerisë Ufici të Firences e që mendobet se ësbtë bazuar në vizatimin e bërë drejtpërdrejt nga natyra të piktorit Xhentile Belini. Portreti e paraqet heroin në moshën e pleqërisë me flokë të thinjura, afërsisht kur ndërmori udhëtimin e tij të fundit në Itali (1466).

Me interes janë portreti i zhuluar në Shkodër,

1 shelc. XV-XVI, dhe portreti i galerisë në kështjellën Valdbeng (një riprodhim ndodhet në Muzeun e Krujës). Një portret të hershëm me rëndësi për tërë ikonografinë e Skënderbeut ka botimi i parë (1508-1510) i historisë së M. Barletit. Portretin në gravurë e kanë realizuar edhe mjeshtrit gjermanë si Jang Breu (1533), Jost Aman, po i shek. XVI, që e paraqiti heroin shqiptar me një sfond kështjelle. Gravura mbi Skënderbeun ka shtypur edhe piktori tjetër gjerman Sigizmund Fejgrahent (1577), ndërsa në një portret të Tabias Shtimer (1539-1582) me sa dimë, na jepet për herën e parë paraqitja e përkrenares dhe e shpatës së heroit.

Në shek. XVII e këndej u krijuan portrete të Skënderbeut për të ilustruar veprat letrare ose historike. Piktori francez N. Auronks është autori i portretit të botuar në poemën e Bysjerit (1658), piktori Blanshet është autor i portretit në ribotimin e kësaj poeme (1662), piktori italian F. Zuçi (Zucci) ilustron librin e Biemit (1742). Një gravurë në dru bën I. B. Skotin. Po kështu botimi i veprës së Barletit në Zagreb (1743) na jep edhe gravurën në dru të Vajcit (Weitzi). Piktorë të tjerë si Andrea Bianki, J. Fontana, Domeniko Kusto, A. Osllovski e kanë pasuruar me veprat e tyre galerinë e Skënderbeut.

Mjaft vepra krijuan gjithashtu piktorët arbëreshë në Itali, si G. Konforti, A. Skurra. Në një kishë të Monreales në Siqili ndodhet edhe një afresk i shek. XVI. Në kishën katolike të Prizrenit, në vitin e krijimit të Lidhjes Shqiptare (1878) janë pikturuar me grizaj në dy medalione Huniadi dhe Skënderbeu.

Figura e Skënderbeut bëhet një nga temat qendrore të arteve figurative shqiptare qysh nga epoka e Rilindjes Kombëtare.

Krahas portretit tradicional kthyer në profil të piktorit J. Panariti (të v. 1883) u trajtua figura e plotë e heroit mbi kalë e në sfond beteja hga A. Ballamaçi dhe Th. Gjini, i ndihmuar i pari nga tabloja e piktorit francez T. Zheriko. Nga plejada e piktorëve që punuan mbi bazë modelesh, më tej shkoi Spiro Xega, autor i një cikli romantik-heroik prej më se tetë veprash. Edhe ikonografi V. Zengo e ka pikturuar Skënderbeun në një kompozim (1937) sipas një gravure evropiane. Linjën kryesisht origjinale e përbëjnë tablotë e piktorëve shkodranë si «Skënderbeu në betejë» (v. 1915) e Simon Rrotës dhe «Skënderbeu» (v. 1912) punuar në disa variante i Ndoc Martinit. Në skulpturë pasqyrimit të figurës së Skënderbeut iu çel rruga me bustet (e fundit të shek. XIX dhe v. 1917) të Murat Toptanit, për ta ngritur më pas shprehjen figurative të tij në një nga majat më të larta krijuese me bustin sintezë të Skënderbeut heroik e legjendar të punuar nga Odhise Paskali (më 1939). Ndër veprat më të shënuara të artit tonë pas Çlirimit me këtë temë janë statujat ekuestre në Krujë dhe në Tiranë që mishërojnë realizimin e nië dëshire të hershme të popuilit për ta parë të ngritur në monument figurën e heroit kombëtar. Në pikturën e pasçlirimit në tablotë kompozicionale me nota emocionale trajtohet lidhja e ngushtë e heroit me masën, epërsia shpirtërore e shqiptarëve liridashës. Skënderbeu dhe bashkëluftëtarët e ngushtë të tij pasqyrohen gjerësisht në artin tonë të realizmit socialist. Në veprat e Muzeut historik kombëtar dhe në Muzeun Kombëtar Gjergj Kastrioti — Skënderbeu në Krujë: afresket, shtatoret, grupi skuipturor e pasqyrojnë përfytyrimin e tij si luftëtar, udhëheqës popullor, burrë shteti dhe figurë e pavdekshme e heroizmit popullor.

(Dh. Dh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Skënderbeu Në Artet Figurative


[cite]