Skeleti ynë

Të gjitha eshtrat e trupit tonë janë të bashkuara ndërmjet tyre dhe formojnë atë që ne quajmë skelet. Skeleti është armatura që mban dhe që i jep formë trupit tonë. Pjesët kryesore që e përbëjnë skeletin janë: shtylla kurrizore, kafka, ashti i legenit, gjymtyrët e sipërme dhe gjymtyrët e poshtme etj.

Të 206 eshtrat e skeletit, sipas formës së tyre, ndahen në tri grupe: në eshtra të gjata, që janë eshtra që dallohen për gjatësinë e tyre, si p.sh. eshtrat e gjymtyrëve të sipërme e të poshtme, të krahëve dhe të këmbëve, në eshtra të shkurtra, që kanë formë pak a shumë kubike e që gjenden kryesisht në shtyllën kurrizore, te duart e te këmbët; në eshtra të sheshta, që ndodhen në kafkë, në legen e në sqetullat.

Trupi — Ynë

[cite]