Stërvitja e muskujve

Nëse një ditë punojmë ose luajmë me tepri, kemi vënë re se të nesërmen e ndiejmë veten si të kapitur. Po të luajmë me top pas një periudhë të gjatë pushimi, të nesërmen do të na dhëmbin gjithë muskujt e këmbëve. Kjo ndodh sepse na ka munguar stërvitja. Stërvitja ndikon shumë në organizmin tonë dhe ajo na ndihmon që të ruajmë në një nivel të lartë aftësitë jo vetëm fizike, por edhe mendore të organizmit tonë.

Njeriu i stërvitur mund të punoje për një kohë më të gjatë e të kryej një punë më të madhe për të njëjtën madhësi kohe, se sa një njeri i pastërvitur. Stërvitja e rregullt çon në rritjen e vëllimit të fijeve muskulore pra dhe të fuqisë së tyre. Gjithashtu me anën e stërvitjes forcohet muskuli i zemrës dhe përmirësohet gjithë veprimtaria e qarkullimit të gjakut, përmirësohet shumë frymëmarrja etj. Stërvitja është e këshillueshme të kryhet në çdo moshë, por rezultate më të larta jep në moshat e reja.

Trupi — Ynë

[cite]