Skribi Skrib-i:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Term i shkrimeve të shenjta, nga lat. “scribere”, shkruaj. Shkruesi, mjeshtri i të shkruarit të teksteve ungjillore. Skribë (shkrues) janë edhe ungjillorët e mëdhenj. Në studimet mbi kodikët shpesh në vend të këtij termi përdoren fjalët “kopjues” apo “riprodhues”, që ngjajnë kuptimisht të mospajtuara. Por skribi është njëherësh autor:“autor” (i grafisë, i përzgjedhjes së lëndës), “kopjues” (zakonisht shkruesi hedh në suport të ri tekste të vjetra, shpesh të pandryshueshme, si Bibla) dhe “riprodhues”. Sipas një klasifikimi të mirënjohur ndërkombëtar ekziston Shkolla e shkruesve aleksandrinë, Shkolla siro-palestineze, Shkolla koptike (e të krishterëve të Egjiptit), Shkolla e shkruesve të Armenisë dhe ajo e Perëndimit. Beratinus-1, sipas Aleks Budës, i përket një shkolle shkruesish ku ndërthuren “tipare të Lindjes dhe të Perëndimit”. Sipas Roderic L. Mullen-it, ka ekzistuar “një Shkollë vendëse” shkrimesh dhe shkruesish në hapësirën shqiptare. Skribët kishin zejen e tyre qysh në antikitet. Kopjuesit e famshëm të shkrimeve greke në stilin aleksandrin dhe për bibliotekën e Aleksandrisë ishin skribë. Në Dhjatën e Vjetër skribët përmenden si marifetçinj dhe hileqarë, mosdashës të Krishtit (“Bibla“, Ferizaj 1994, f. 1496).

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]