SLLOVA
✤ Fshat në rrethin e Dibrës (V), nga e djathta e përroit të Veleshicës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Kallë, Vleshë, Zall-Kalis dhe Lugjaj, popullsia gjithsej 3215 banorë. Dëshmohet si vendbanim prehistorik nga gjetjet në Gradishtën e Heshës. S. ka marrë pjesë aktive në luftën ANÇ, Këshilli NÇ u ngrit në gusht 1943. Kolektlvizimi i bujqësisë u bë më 1957. S. është qendër e koop. së bashkuar «Ismail Strazimiri®, formuar më 1988. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, pemëtarinë e rritjen e bagëtive të imëta. S. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, muze, spital, shtëpinë e lindjes, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Sllova
[cite]