SLLATINA


SLLATINA
✤ Fshat në rrethin e Dibrës (V), në rrëzën VP të malit të Korabit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Dipjakë, Palaman, Shumbat, Venisht, Trojak, popullsia gjithsej 4055 banorë. Dëshmohet si vendbanim i lashtë. Këtu janë gjetur gjurmët e dy kalave mesjetare. Këshilli NÇ u ngrit më 1944, në gusht 1944 u formua brigada XVIII S. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Qenara e koop. së bashkuar të S., formuar më 1967, gjendet në Trojak. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, pemëtarinë e rritjen e bagëtive të imëta dhe gjedhit. S. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sllatina


[cite]